Roma merr një tjetër fitore të thellë, triumfon në udhëtim te Cagliari

Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj Cagliarit me rezultat 4-1 në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Të besuarit e Jose Mourinhos e nisën më mirë takimin, duke shënuar shpejtë dy herë brenda dy minutash.

Houssem Aouar shënoi në minutën e 19-të për 1-0, ndërsa Romelu Lukaku shënoi pas një minute për 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa Roma nuk u ndal as në pjesën e dytë.

Andrea Belotti shënoi në minutën e 51-të për 3-0 pas asistimit të Leonadro Paredes.

Argjentinasi asistoi edhe te goli i katërt që u shënua nga Lukaku për 4-0.

Reklama

Krejt çfarë bën vendasit ishte një gol me Nahitan Nandez që shënoi nga penalltia.

Roma me këtë fitore ngjitet në vendin e 10-të me 11 pikë, ndërsa Cagliari mbetet i fundit pa fitore.

Bayerni merr fitore të lehtë ndaj Freiburgut

Një storie suksesi, Valdrin Rashiti flet rreth palestrës më të re në qytetin e Gjilanit “VR Crossfit”