Roma kalon ‘Ferr’-noordin (VIDEO)

Mes ndërprerjeve, tensioneve, fyerjeve e hedhjeve të gjësendëve në fushë nga tifozët e Feyenoordit, Roma ditoi 2:1, duke shkuar më tutje në Ligën e Evropës.

Adem Ljajiq shënoi në pjesën e parë për 0:1, derisa Feyenoord barazoi pak pas ndërprerjes, që ndodhi në minutën 52. Ndërprerja erdhi kur një lojtar  i skuadrës holandeze u skuq, derisa fitozët hidhnin gjësende në drejtim të lojtarëve të Romës.

Ndeshja rifilloi, vendasit barazuan, por Gervinho shumë shpejtë (60’), shënoi për 1:2, që mjaftoi për Romën të kualifikohet. Takimi i parë ishte mbyllur 1:1. (Gazeta Olle)