Roma i vendos ultimatum Garcias

Përkundër eliminimit turpërues nga Kupa e Italisë nga Spezia, trajneri Rudi Garcia do të mbetet në krye të Romës. Sipas asaj që raporton Sky Sport, krerët romak pas disa mbledhjeve emergjente ku temë diskutimi ishte cështja e trajnerit, kanë vendosur që të vazhdojnë me trajnerin francez të paktën deri në ndeshjen ndaj Genoas.

Sfida ndaj ekipit nga Marassi do të jetë vendimtare për fatin e Garcias, i cili në rast se nuk e fiton as këtë ndeshje, do të marrë shkarkimin si dhuratë për vitin e ri.

Ky vendim nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve të Romës të cilët duan menëjherë ndryshime në shtabin teknik, pas rezultateve të dobëta të skuadrës në ndeshjet e fundit.

Ani pse shihej si top-favorite për Scudetto, katër ndeshjeve pa fitore në Serie A, Roma ka rrëshqitur në pozitën e pestë në kualifikim me shtatë pikë më pak se Interi. /Olle