Roma frenon Milanin: Romagnoli nuk largohet

Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, e ka konsideruar të mbyllur çështjen e mbrojtësit Alessio Romagnoli, duke thënë që ai nuk është në shitje.

“Romagnoli? Nuk kemi çfarë të flasim në këtë aspekt sepse ai nuk është në shitje. Alessio do të qëndrojë te Roma”, deklaroi Sabatini për “Corriere dello Sport”.

Ditë më parë thuhej që Milani ofronte 18 milionë për Romagnolin, por Roma kërkonte 30 sosh. /Olle