Roma fiton ndaj Atalantës, vazhdon gara e madhe për top 4 në Serie A

Roma ka fituar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Atalantas në takimin e vlefshëm për javën e 28-të në Serie A.

Ekipi i Jose Mourinhos ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke u marrë fitoren e radhës dhe duke vazhduar ngjitjen në tabelë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të mirë dhe të fortë nga të dyja skuadrat, por me vendasit për një nuancë më të mirë duke shënuar edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 32-të dhe ishte sulmuesi Tammy Abraham, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Nicolo Zaniolos.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por më e vakët për nga rastet dhe me mysafirët për një nuancë më të mirë në kërkim të barazimit.

Megjithatë, në këtë pjesë edhe përkundër disa tentimeve nga të dyja skuadrat, portat mbeten të paprekura dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Romës 1-0.

Vlen të theksohet se në minutat shtesë të dy ekipet mbeten pa një lojtarë, pasi Marten de Roon dhe Henrikh Mkhitaryan u ndëshkuan me të kuq, pas dy të verdhëve.

Pas kësaj fitore, Roma e sheh veten në pozitën e pestë me 47 pikë, po aq sa ka Atalanta e gjashtë, ndërsa kanë tri pikë më pak se Juventusi i katërti.

Në ndeshjen e radhës, Giallorossët luajnë në udhëtim te Udinese, teksa Atalanta e pret Genoan.

Tifozët e Chelseat kënduan emrin e Roman Abramovich në momentin kur u duartrokit për një minutë për Ukrainën (Video)

Zymer Bytyqi vendimtar në fitoren e Konyaspor përballë Galatasarayt