Roma-Fiorentina 0:3, shikoni çfarë bënë tifozët verdhekuq

Tifo-grupi ultras i Romës, “Curva Sud”, e ka lëshuar tribunën pas pranimit të golit të tretë të Romës në ndeshjen ndaj Fiorentinës. Ata i kanë tërhequr të gjithë transparentët dhe kanë dalë nga stadiumi, në shenjë proteste për formën katastrofale të skuadrës verdhekuqe.

Fiorentina po e deklason Romën pas përfundimit të pjesës së parë me rezultat 3:0, në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Evropës. E për të kaluar tutje ekipit të Rudi Garcias i duhet të fitojë minimalisht 4:3.

11074100_10152764982658741_3156444335031478021_n