Roma e refuzon Casillasin

Iker Casillas është një legjendë, por kjo s’do të thotë që ai është i parefeuzueshëm. “Il Tempo” shkruan që Roma i ka thënë “jo” propozimit të një agjenti për transferimin e Casillas, për shkak të kostos tejet të lartë.

Portieri spanjoll tani ka 34 vjet, derisa kërkon plot 7 milionë euro pagë sezonale, të cilat sipas Romës ai nuk i meriton.

Ndryshe, klubi kryeqytetas vazhdon të jetë në kërkim të një portieri dhe objektivi kryesor i verës është Samir Handanoviç i Interit. /Gazeta Olle