Roma e nis me fitore të thellë aventurën në Ligën e Konferencës

Roma e Jose Mourinhos nuk di për humbje në gjashtë ndeshjet e para zyrtare këtë edicion.

Giallorosët kanë marrë fitore të thellë në ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Konferencës, ku përballë kishin gjigantin bullgar CSKA Sofia 5-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 10-të, kur realizoi Carey për 0-1.

Por vetëm në ato minutat e para ishte iniciativa e skuadrës bullgare, pasi në pjesën tjetër të ndeshjes Roma dominoi totalisht.

Lorenzo Pellegrini barazoi gjithçka në minutën e 25-të me një gol spektakolar nga distanca për 1-1.

Në minutën e 38-të, Stephan El Shaarawy u përkujdes që të realizoj një tjetër gol për ta kaluar Romën në epërsi 2-1.

Me epërsinë 2-1 të vendasve u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.

Roma vazhdoi dominimin edhe në 45 minutat e dytë, kur Lorenzo Pellegrini shënoi për 3-1 në minutën e 62-të pas asistimit nga Calafiori.

Ishte minuta e 82-të e ndeshjes kur një bashkëveprim mes mbrojtësve Smalling e Mancini, bëri që ky i fundit të shënoj për 4-1.

Ndërkohë për rezultatin përfundimtar 5-1 realizoi sulmuesi anglez Tammy Abraham.

Tovërlani jep shembull, paguan biletë për ta shikuar ndeshjen Prishtina – Gjilani

Superliga vazhdon edhe në fundjavë, kjo do të jetë ndeshja kryesore