Roma ka barazuar me Salernitanan me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Serie A.
Andrea Belotti shënoi që në minutën e tetë, por goli i tij u anulua pasi u shikua në VAR, ku kishte një pozitë jashtë lojë në fillim të aksionit.
Por i njëjti lojtar arriti të shënojë në minutën e 17-të për 1-0, duke i dhënë epërsinë Romës.
Antonio Candreva arriti të barazojë rezultatin në 1-1 në minutën e 36-të me një goditja brenda zonës.
Me të filluar pjesa e dytë, Salernitana mori epërsinë, kur Candreva shënoi sërish për 2-1, kësaj radhe supergol.
Romanët shtuan sulmet për të gjetur barazimin, duke krijuar disa raste, gjë që erdhi në minutën e 82-të.
Andrea Belotti shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi për 2-2.
Deri në fund të besuarit e Jose Mourinhos tentuan të fitonin ndeshjen, por nuk ia arritën duke u dashur të kënaqen me barazim në përballjen e parë.