Roma bën detyrën, mposht me rezultat minimal Bolognën

Roma i është gëzuar fitores prej 1-0 ndaj Bolognas në Stadio Olimpico për t’i marrë pikët e para në Serie A në vitin e ri.

Një ndërhyrje të gabuar të Charalampos Lykogiannis në minutat e para të sfidës, gjyqtari e ndëshkoi me penallti.

Përgjegjësinë për ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshit e mori Lorenzo Pellegrini, i cili e mposhti në mënyrë mjeshtërore Lukasz Skorupskin (6’).

Vijimi i fraksionit të parë ishte më i qetë sa u përket rasteve dhe me epërsi minimale të vendasve skuadrat shkuan në pushim.

Me të filluar gjysma e dytë, Skorupski bëri një pritje pas një rasti të mirë nga Nicolo Zaniolo, i cili pas një ore lojë u detyrua ta lëshonte fushën për shkak të lëndimit.

Sfida vazhdoi të zhvillohej kryesisht në mesfushë, me nikoqirët që dëshironin ta ruanin rezultatin, teksa mysafirët ishin të pafuqishëm për të ndryshuar diçka.

Minutat e fundit ishin dramatike, megjithatë ekipi vizitor nuk ia doli t’i barazonte shifrat.

Roma ngritet në kuotën e 30 pikëve, derisa Bologna mbetet në kuotën e 19 pikëve në kampionatin italian.

Prishtina fillon fazën përgatitore, pas 10 ditëve udhëton drejt Antalias

Rashica me asistim fantastik, Galatasaray në epërsi (Video)