James Rodriguez: Kujdes nga Pirlo

Finalja e Berlinit për James Rodriguezin është thjesht një ëndërr dhe ai beson që Real Madridi do t’ia plotësojë atë në ndeshjen e nesërme kundër Juventusit.

“Finalja e Ligës së Kampionëve është një ëndërr për mua. Do ta kemi shumë të vështirë sepse ata do të mbrohen, por do të tentojmë në të gjitha mënyrat. Juve ka lojtar të mëdhenj si Tevez apo Vidal, por duhet të kemi kujdes edhe nga Pirlo, i cili është një mjeshtër”, theksoi Rodriguez.

Ai pritet të jetë startues në ekipin e Carlo Ancelottit, derisa në fund të deklaratës kërkoi përkrahje të madhe nga tifozët në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Olle