Rodgers mbështet Sturridgen

Daniel Sturridge do t’i shtojë gjasat e Liverpoolit për përfundim në top katërshe kur ai të rikthehet në formë të plotë, thotë menaxheri Brendan Rodgers.

Sturridge u rikthye nga lëndimi së fundi dhe, edhe pse luajti 105 minuta në eliminimin nga Europa League nga Besiktasi të enjten, Rodgers thotë se ai ende nuk është në formë të plotë.

“Daniel ende nuk është plotësisht i gatshëm dhe është vështirë për të pasi nuk ka ndeshje stërvitore për të për të rikthyer formën”, ka thënë Rodgers.

“Ai është i ngazëllyer nga sistemi i ri. Nëse vendosni një Daniel Sturridge plotësisht në formë në këtë sistem dhe ai do të shkëlqejë sërish”.
“Në fund të javës Daniel do të jetë në një ecuri të shkëlqyeshme dhe do të jetë i gatshëm të luajë çdo ndeshje dhe të stërvitet”, ka shtuar trajneri.