Rodgers: Ja objektivi ynë

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka thënë se është koha për të kaluar në gjysmëfinale të FA Kupës.

Liverpool është vetëm një fitore larg, për tu bashkur me katër më të mirët pasi përballë do të ketë Blackburn Rovers në Anfield të shtunën.

“Në shumë mënyra mendoj që gjysmëfinalet nuk duhet të luhen në Wembley”, tha ai në konferncë për shtyp.

“Wembley duhet të jetë vetëm për finale”.

Rodgers është ende në pritje të trofeut të parë të tij në sezonin e tij të tretë në krye të Liverpoolit. “Viti i parë këtu ishte rreth integrimit, objektivi i vitit të dytë ishte për të arritur në Ligën e Kampionëve, këtë sezon … them se ne duhet të sfidojmë për këtë trofe”, shtoi ai.

“Nëse ne mund të arrijnë të futemi në top katërshe dhe e fitojmë një trofe atëhërë ky sezon do të jetë i suksesshëm”, deklaroi Rodgers.