Rodgers: Ishim të pamëshirshëm sepse ky është mentaliteti ynë, ne nuk ndalemi kurrë

Leicester City ka thyer rekordin e fitores më të thellë në udhëtim në histori të Premierligës.

“Dhelpërat” fituan 9:0 ndaj Southmaptonit, përcjellë Gazeta Olle.

Trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers, përgëzoi futbollistët e tij për këtë paraqitje.

“Pasi ata mbetën me një lojtar më pak, futbollistët tanë luajtën mirë dhe i dënuan. Ne duhet t’i dënonim”, deklaroi Rodgers për “Sky Sports”.

“Ne shënuam aq shumë gola sepse mentaliteti ynë është ky. Ne edhe në stërvitje punojmë kështu. Luajmë dhe nuk ndalemi kurrë”, u shpreh ish-timonioeri i Liverpoolit.

Trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl, ka marrë përgjegjësinë e plotë pas kësaj humbje katastrofale.

“Sot nuk mund të analizojmë ndonjë gol apo ndonjë moment. Unë jam 100% përgjegjësi i kësaj humbje”.

“Pos kundërshtarit, komplimente meritojnë tifozët tanë që qëndruan aty deri në fund. Unë jam përgjegjësi për këtë paraqitje”, deklaroi ai.

Pas ndeshjes, edhe sulmuesi Jamie Vardy ka dhënë një intetvistë interesante për “Sky Sport”.

“Jonny Evans vrapoi për të na treguar se mund të shënojmë rekordin historik nëse fitojmë 9:0”, tha mes tjerash ai.

Leicester ngritet përkohësisht në pozitën e dytë, me 20 pikë pas 10 ndeshjeve.

Southampton mbetet në kuotën e tetë pikëve, në zonën e rrezikshme. /Gazeta Olle/