Rodgers ende beson

Brendan Rodgers beson se disfata e Manchester Cityt i ka hapur dyert për kualifikim të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

City u mposht 4:2 nga United gjatë vikendit, derisa Redsat mbrëmë mposhtën Newcastle United me rezultat 2:0, duke iu afruar në pesë pikë pozitës së katërt, ku ndodhet kampioni në fuqi i Ligës Premier.

“Ne do të luftojmë deri në fund”, ka thënë Rodgers.

“Ne e dinim se duhej të fitonim sonte. Manchester City mbase i ka hapur dyert për ekipet më poshtë të renditura”.