Boksieri nga Juniku thotë se kishte goditje të palejuara nga gjermani Boesel.
Shqiptari pavarësisht që dominoi shumicën e raundeve, kështu nuk menduan arbitrit që i dhanë fitoren gjermanit
Pas humbjes nga Boesel, Krasniqi kishte akuzuar vazhdimisht gjyqtarët për humbjen.
“Kjo është një nga gati 30 gjuajtjet ilegale nga Dominic Bösel më 9 tetor 2021 në Magdeburg. Këtë e quani boks? A është e mundur të hiqet titulli i kampionit të botës para miliona audiencës në një kanal publik ligjor? Ku ishte gjyqtari i ringut në atë kohë dhe çfarë përgjegjësie kishte gjyqtari i ringut?”, shkroi Krasniqi në “Facebook”.
Ndryshe, Krasniqi e akuzoi Boeselin se kishte përdorur edhe doping.