Robin Krasniqi humb titullin në IBO, Bosel e fiton atë me vendim të gjyqtarëve

Robin Krasniqi e ka humbur titullin në IBO nga Domenic Bossel, me vendim të ndarë pas 12 raundesh.

Meçi i revanshit mes Robin Krasniqit dhe Domenic Boser doli të jetë mjaftë internate, ku në raundet e para lufta ishte e barabartë.

Në raundin e parë dhe të dytë të dy boksierët nuk u lëshuan shumë në aventura, duke u mbrojtur mirë, por nuk munguan as goditjet.

Krasniqi e nisi shumë më mirë raundin e dytë duke goditur disa herë gjermanin , por edhe Boesel i dha disa goditje me të majtën, por fatmirësisht Krasniqi ia doli t’i përballojë.

Edhe tre raundet tjera shkuan me të dy boksierët si të baraspeshuar, ku nuk mungonin goditjet sa njëri tek tjetri.

Në raundin e gjashtë, Krasniqi u leshua në sulm, duke e dominuar këtë raund, ku kishte shumë goditja të sakta në kokën dhe trupin e Boser.

Në të shtatin Krasniqi iu shmang bukur një sulmi të Boser në fillim, duke vazhduar luftën, që në këtë raund i takoi gjermanit, pasi në fund e goditi disa herë boksierin tonë

Në raundin e tetë në fund Krasniqi kishte një sulm shumë të mirë ndaj Boser.

Raundi i nëntë ishte luftë e hapur ku të dy boksierët nuk u ndalën, duke kërkuar më shumë dhe goditur.

Në raundin e dhjetë ishte luftë e bukur, ku Krasniqi ishte për një nuancë më i mirë.

Raundi i 11-të ishte totalisht i Robin Krasniqit që sulmoi dhe goditi shumë shpesh Boserin.

Edhe raundi i 12-të ishte i luftuar nga të dy, duke treguar se kjo luftë ishte pothuajse e barabartë.

Me vendim të ndarë nga gjyqtarët fitorja i takoi Domenic Bosel.

Tifozi shqiptar i dhuron Shaqirit xhaketën me logon e UÇK-së, teksa ky i fundit po intervistohej live pas ndeshjes

Fury i fortë për Wilderin, e nokauton amerikanin dhe mbron titullin e botës