Robelli: Skifterat janë pas kryesisë, ata që kritikojnë nuk i lajnë me hi as n tifoklub

Drejtori Sportiv i Gjilanit dhe Skifterat kanë reaguar ndaj atyre që kanë shprehur pakënaqësi ndaj trajnerit Gentian Mezani, shkruan Gazeta Olle.

Në lidhje me ata që kritikuan trajnerin pas lojës me Dritën, Robelli tha që ata nuk janë të rëndësishëm.

“Në periferi, në margjina janë ata që kritikojnë nuk i kemi aspak problem”- u shpreh drejtori sportiv i Gjilanit.

“Ata që kanë reaguar ndaj Sadat Pajazitit, Arbnor Morinës dhe Gentian Mezanit ata as te tifoklubi nuk i lajnë me hi, ata janë krejt jashtë nuk janë as në kryesi të Skifterave as asgjë, nuk ka asgjë për shqetësim”- tha tutje Robelli.

“Megjithëse gjatë debatit u theksua emri i Skifterave jemi të detyruar të reagojmë dhe të tregojmë se tifoklubi Skifterat pa luhatshëm qëndruan besnik Gjilanit për 21 vite përkundër që nuk ju gëzuam titullit ende, ne vazhdojmë të mbështesim pa kushte kryesinë e klubit dhe zgjedhjen e tij, Profesor Gentian Mezanin. Pakënaqësitë egzistojnë, por ato nuk i përkasin Skifterave” – ndërhynë tifogrupi gjatë emisionit.