Rivali i Sigal Prishtinës kualifikohet në gjysmëfinale

Rivali i Sigal Prishtinës në grupin B, Kozhuvi, është skuadra e parë e kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike në basketboll.

Maqedonët mposhtën sonte Riilski Sportist, 88:86.

Me këtë fitore, maqedonët ruajtën vendin e parë me nëntë pikë. Ata kanë bilanc prej katër fitoreve e një humbje. Sigal Prishtina këtë mesjavë pushoi, kurse më 3 mars pret Rilski Sportist. Kryeqytetasit kanë tri fitore e dy humbje, kurse kanë tubuar 8 pikë. (Gazeta Olle)