Rivaldo i rikthehet futbollit, kalon te kjo skuadër  

 A e kujtoni ish-sulmuesin e Brazilit dhe Barcelonës, Rivaldo? Ai i është rikthyer futbollit.

Madje, jo si trajner, por si futbollist, edhe pse ka mbushur të 43-tat.

Rivaldo ka vendosur të ndihmojë disa nga shokët e tij të skuadrës Mogi Mirim, që garon në Ligëne  dytë të Brazilit.

“Pas shumë mendimeve dhe analizave, vendosa të rikthehem dhe t’iu bashkohem lojtarëve të Mogi Mirim, të cilët kanë një sfidë të madhe në kampionatin brazilian të Series B”, shkroi Rivaldo në rrjetet sociale.

Mogi Mirim po lufton për t’i ikur rënies në Ligën e tretë. (Gazeta Olle)