Rita Ora gjysmë e zhveshur në përkrahje të Anglisë para finales: Po vjen në shtëpi

Ndeshja finale e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë po pritet me entuziazëm nga tifozët e futbollit në mbarë botën.

Ndeshja e cila do të zhvillohet në ‘Wembley Arena’, do të shpallë shtetin fitues të edicionit të 16-të të Kampionatit Evropian.

Më të entuziazmuar se asnjëherë tjetër janë tifozët e Anglisë, të cilët për herë të parë në histori po shijojnë një finale të ekipit të tyre kombëtar në Kampionat Evropian.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, Rita Ora, e cila është rritur në Londër, e ka shprehur hapur përkrahjen e saj për Kombëtaren e Anglisë.

Ora publikoi në rrjetin social Instagram dy fotografi të reja, ku shfaqej tërësisht e zhveshur, teksa mbulohej në pjesën e përparme vetëm me fanellën e Anglisë, shkruan Telegrafi.

“Po vjen në shtëpi. PS: Gjeta një tufë me lule që i vendosa në fotografinë e dytë për fat të mbarë”, shkroi këngëtarja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e fotografive të ndara me ndjekësit e saj.

Rita përndryshe është e lindur në Prishtinë, por e rritur në Angli, dhe debutimi i saj muzikor nisi pikërisht nga Londra, duke kryesuar e para në top listat muzikore britanike në vitin 2012 me hitin “Hot Right Now”.

Rapa do t’i mungojë gjatë Gjilanit, klubi me mesazh motivues për të

Publikohen formacionet zyrtare të finales: Ndryshime te Anglia, italianët i besojnë futbollistëve të gjysmëfinales