Risi për trajnerët kosovarë të futbollit

Për herë të parë trajnerëve të futbollit u ligjerohet për psikologjinë në sport.

Vazhdon te mbahet seminari per trajner te futbollit te organizuar nga Federata e Futbollit te Kosovës në bashkëpunim me Federaten Gjermane te Futbollit” ne programin “Junioren Elite Lizenz” që është program i edukimit te trajnereve mbi nivelin e Licences “B” dhe që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Gjate ketyre diteve është zhvilluar mësim teorik dhe praktik sipas programit të Federatës Gjermane të Futbollit me prezencen e Instruktorit të Federatës Gjermane, Profesorit Wolfgan Grunert. Sot në kuadër të këtij seminari ne pjesen teorike ka ligjeruar edhe Dashamir Berxulli mbi Psikologjine e Sportit.

Ai ka folur më shumë për qasjen që trajnerët dhe stafi tjetër duhet të kenë me futbollistët, në vecanti me ata të rinjtë.

Sipas Malsor Gjonbalaj, Drejtor i Qendres Për Edukimin e Trajnereve në FFK, seminari deri me tani ka mbarevajtje shume profesionale.

“Jam shumë i kënaqur me rrjedhen si dhe përkushtimin e kandidateve që po vijojne kete seminar. Ligjeratat jane shumë frytedhënese dhe bashkëpunimi dhe përkushtimi i Prof Grunert është i jashtëzakonshëm. Po ashtu psikologjia ne sport është një nga faktorët shumë të rëndësishëm në punë. Gjatë javës së ardhshme është e parapare vlerësimi i kandidatëve, dhenja e provimit, me crast Federata Gjermane e Futbollit do të delegoje edhe profesore të tjerë në mënyrë që vlerësimi të jetë sa më profesional”, theksoi Gjonbalaj.

Seminarin janë duke e ndjekur edhe shumë ish futbolliste, trajnere e futbollist aktivë si Faruk Statovci, Sabit Osmani, Sheremet Isufi, Afrim Shahini, Skender Hoxha, Alban Hyseni etj. Seminari ka filluar me 16. 06. 2015 dhe do të përfundojë me 03.07.2015.

trajner