Rishkroi historinë me Shqipërinë, ja sa zgjat kontrata e Sylvinhos me kuqezinjtë

Ishte 5 janari 2023, kur Silvio Mendesh Kampos Zhunior, i njohur ndryshe si Silvinjo do të firmoste me “Federatën Shqiptare të Furbollit” një kontratë deri në qershor 2024.

Gjithçka do të varej nga rezultatet e tij, që në fund i kanë dhënë të drejtë, pasi ka udhëhequr ekipin tonë përfaqësues drejt “Gjermani 2024”.

Sylvinho bëri një punë të jashtëzakonshëm në pak muaj, duke ia arritur qëllimit që të shkojmë në Gjermani.

Shqipëria synon që këtë fazë kualifikuese ta mbyllë si lider i Grupit E me 15 pikë (nëse barazojmë ndaj Ishujve Faroe), pasi ka 14 pikë, dy më shumë se Republika Çeke (një takim e kemi të fituar dhe një të barazuar).

Kjo do e ndihmonte Shqipërinë që të vendosej në vazon e parë si ftuese e grupit dhe më pas të kishte mundësi më të mëdha që në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të kishte kundërshtarë më të lehtë dhe të kishte shanse për të kaluar më pas në fazën e eliminimit direkt.

Braziliani do ta përmbushë kontratën e tij me kuqezinjtë në mes të Europianit. /Gazeta Olle/

 

Gavi ka pësuar lëndim serioz, mësohet se sa do të mungojë

Barcelona kërkon zëvendësues për Gavin nën kushte të veçanta