Rinovoi kontratën me Dritën, ky është premtimi i Fazliut për “Intelektualët”

Astrit Fazliu ka vazhduar edhe për një vit kontratën me Dritën.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Klubit Futbollistik “Drita”, shkruan Gazeta Olle.

Fazliu është njëri nga futbollistët kryesor të skuadrës ‘bardhekaltër’, ku edhe ka fituar dy herë titullin kampion me klubin, duke kontribuar jashtëzakonisht shumë në këtë sukses.

Sulmuesi i gjilanasve tha se nuk ka menduar dy herë për ta vazhduar kontratën, duke dhënë edhe një premtim për “Intelektualët”, se nuk ikë pa e rikthyer titullin në klub.

“Tashmë besoj që të gjithë e din se çfarë klubi është DRITA dhe as që kam menduar dy herë pë të vazhduar. Më ngelet peng që nuk arritëm ta mbrojmë titullin këtë vit, andaj nuk mund të iki pa rikthyer titullin tek një klub që është klubi më korrektë dhe më profesionist se të gjitha klubet ku kam luajtur. Faleminderit të gjithëve për besimin që kanë në mua, dhe do të mundohem që me punë dhe angazhimë ta shpërblej klubin me trofe në fund të vitit”, tha Fazliu pas vazhdimit të bashkëpunimit me Dritën.

/Gazeta Olle/