Rinovohet fusha e stadiumit në Suharekë, Ballkani kthehet në shtëpinë e tyre

FC Ballkani në fillim të sezonit është dashur që t’i luajë ndeshjet si vendas në stadiumet e klubeve tjera për shkak se fusha e tyre me bari sintetik ishte duke u rinovuar.

Ballkani ka njoftuar se është rinovuar fusha dhe lojtarët e tyre i kanë nisur përgatitjet në këtë stadium.

Prej xhiros së ardhshme Ballkani ndeshjet si vendas do t’i luajë në stadiumin e tyre në Suharekë.

“Skuadra jonë është kthyer në shtëpi për stërvitje. Më në fund në Suharekë”, ka shkruar faqja e Ballkanit.

/Gazeta Olle/

16 mijë euro për lojtarë, kombëtarja më e motivuar se kurrë për fitore në Izrael

Ballkani falënderon Lirinë dhe Feronikelin për shfrytëzim të stadiumit, por nuk e përmend askund Prishtinën