Rinor Jahmurataj, ylli i së ardhmes në futbollin kosovar

Kosova njihet si një vend me plot talente. E njëri prej tyre është edhe Rinor Jahmurataj.

Futbollisti ofanziv është njëri prej shpresave të futbollit kosovar.

Ai po shkëlqen me ekipin e të rinjve të Besës së Pejës dhe është një lojtar që premton shumë.

Rinori është një “vrasës” para portës dhe ka teknikë të përsosur, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë për një futbollist që ka ditur t’i shënojë 5 gola brenda tri ndeshjeve.

Me paraqitjet e tij, majtaku, i cili luan në pozitën e sulmuesit, ia ka hapur vetes rrugën drejt transferimit jashtë vendit.

Sidoqoftë, 17 vjeçari për momentin është i fokusuar vetëm tek klubi i tij, Besa, të cilën me gola dhe paraqitje të mira synon ta ndihmojë në arritjen e objektivave.

Në bazë të moshës që e ka, futbollisti i gjatë 173 centimetra në një të ardhme të afërt mund të bëhet pjesë e ekipit të parë.

Jahmurataj mund të jetë njëri prej futbollistëve për të cilin do të dëgjojmë më shumë për të ardhmen.

 

Zyrtare: Muja vazhdon me Trepçën ’89, do të jetë kapiten i skuadrës

Drenica interesohet për portierin e kombëtares U21