Rilski shokon Pejën

Rilski e ka shokuar Pejën në gjysmëfinalen e Ligës Ballkanike, duke e mposhtur në “Karagaçi”.

Mysafirët ishin gjatë gjithë kohës më të mirë dhe në fund fituan me rezultat 82:66.

Të pranishëm ishin mbi 3000 tifozë pejan që krijuan atmosferë impozante në fillim të sfidës, derisa në fund duartrokitën basketbollistët mysafir për paraqitjen e shkëlqyeshme.