Rikuperim rekord, Mavraj ka shpresë

Lutjet duket se e sollën frytin e tyre. Përgatitja personale në palestër duket se do ta rikthejë të gatshëm Mërgim Mavrajn.

Jemi shumë pak orë nga nisja e sfidës me Armeninë dhe duket se tani lojtari do të provojë në fushën e lojës nëse është i gatshëm për të qenë në fushën e lojës apo jo.

Ai është një nga lojtarët bazë të formacionit të De Biazit dhe shumë i rëndësishëm.

Të shpresojmë që të jetë në fushë. Sipas lajmeve që vijnë nga Elbasani, ai është i bindur që do të zbresë në fushë, por do të jetë stafi që vendos.