Kampioni i Kosovës edhe pse ishte në disavantazh, nuk u dorëzua duke i përmbysur shifrat në fund.
Ajo që u pa në këtë ndeshje është se portieri shqiptar Egland Haxho u kthye në portë pas një kohë të gjatë, pasi Ardit Nika ishte ai që preferohej më shumë nga Zekerija Ramadani, shkruan Gazeta Olle.
Haxho ishte prej më të mirëve në fushë në fitoren e Prishtinës, duke bërë disa pritje të jashtëzakonshme, ndërsa edhe në dalje ishte shumë i sigurt.
Në zgjedhje e duhur nga trajneri, ndërsa është portieri ia përligji besimin që iu dha.
Rikthimi në portë i Haxhos vjen pas disa ndeshjeve të dobëta të Nikës.
Haxho është në vitin e tretë te Prishtina, ku ka fituar të gjithë trofetë që fitohen në futbollin kosovar. /Gazeta Olle/