Rikthimi fantastik i Murtezit në Superligë, nuk gaboi në asnjë moment në ndeshjen Ulpiana – Dukagjini

Shpëtim Murtezi është njëri nga gjyqtarët më të mirë në futbollin kosovar viteve të fundit.

Gjyqtari gjilanas kishte munguar në tri edicionin pranveror pasi kishte pësuar një lëndim.

Murtezi kishte zgjatur muskulin gjatë vrapimit për kalimin e normave në Shqipëri, por ai tani i ka kaluar ato pas shërimit dhe është rikthyer të gjykoj ndeshjet e Superligës.

Por në kuadër të xhiros së 24-të në BKT Superligë, Murtezi është rikthyer dhe ka drejtuar një ndeshje shumë të rëndësishme.

Gjyqtari gjilanas gjykoi takimin mes Ulpianës dhe Dukagjinit të Klinës, një sfidë shumë e rëndësishme për dy skuadrat që po luftojnë për mbetjen në elitë.

Murtezi ishte fantastik në këtë sfidë duke mos bërë gabime dhe duke treguar autoritetin e tij në fushë.

Rikthimi i tij është lajm i mirë për klubet kosovare pasi shpesh herë këtë edicion kemi pasur akuza nga nga klubet sidomos në pranverë për gjyqtarët dhe Murtezi është njëri nga më të mirët në Kosovë. /Gazeta Olle/

PSG në epërsi pas 45 minutave falë golit nga Kylian Mbappe (Video)

Mourinho shpërthen në Holandë: Kjo nuk është fushë futbolli