Rikthim spektakolar në fund të ndeshjes, Real Madridi fiton ndaj Valencias në Mestalla

Real Madridi ka bërë një përmbysje sensacionale ndaj Valencias në Estadio Mestalla duke triumfuar me rezultat 2-1, edhe pse një kohë të gjatë ishte në disavantazh.

Gjysma e parë e takimit nuk prodhoi gola, ndërsa skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 66-të me golin e Hugo Duro.

Kur mendohej se Los Blancos do ta humbnin sfidën, ndodhi një rikthim sensacional. I asistuar nga Karim Benzema, Vinicius Junior e barazoi rezultatin me një top të devijuar (86’).

Braziliani menjëherë pas ia ktheu shërbimin francezit, ndërsa ky i fundit e futi topin në rrjetë për ta fituar takimin (89’).

Nuk ka fitues në derbin italian, Juve dhe Milan ndahen në paqe

Këta janë dy golat e Mirlind Dakut në fitoren e Osijekut (VIDEO)