Rikthim i madh te Ballkani para fillimit të sezonit pranveror

Ekspedita e kampionit të Superligës së Kosovës, Ballkani, është nisur drejt Turqisë për përgatitje.

Ekipi suharekas do të mbajë fazën e dytë të përgatitjeve për stinorin pranveror në qytetin bregdetar turk, Antalia.

Faqja zyrtare e klubit “portokalli” ka ndarë pamjet e futbollistëve në aeroportin e Prishtinës, para nisjes në Turqi.

E në fotografitë e publikuara, shihet edhe qendërmbrojtësi Rustem Hoxha i cili ishte lënduar para disa muajve e që tani është grumbulluar me ekipin, raporton Demokracia.com.

Hoxha kishte këputur ligamentin e gjurit në miqësore kundër Shkupit në korrik të vitit të kaluar dhe nga ajo kohë ka qenë në fazën e rikuperimit.

Ndryshe, Ballkani në stinorin pranveror do të jetë në garë për dy trofetë.

Kupën e Kosovës, kundërshtar në 1/8 e finales e ka A&N. në Superligë, Ballkani është në garë për mbrojtjen e titullit, së bashku me Dritën e cila e synon titullin e katërt në histori.

Ballkani ka 38 pikë në pozitën e dytë, aq sa Drita lidere, por këta të fundit kanë goldallim më të mirë.

Boston Celtics marrin fitoren e katërt radhazi, vazhdojnë kryesimin në Lindje

Asllani më i miri i Interit në sfidën ndaj Parmës