Rikthim fantastik nga Reali, fiton ndaj Villarrealit në udhëtim dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Real Madridi është kthyer nga disavantazhi prej dy golash për ta mposhtur Villarrealin (3-2) në Estadio de la Ceramica dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Vendasit e zhbllokuan rezultatin që në minutën e katërt me golin e Etienne Capoue, i cili u asistua nga Gerard Moreno.

Në fund të fraksionit të parë, Samuel Chukwueze e dyfishoi epërsinë dhe me rezultat prej 2-0 për Nëndetësen e Verdhë skuadrat shkuan në pushim.

Los Blancos u rikthyen në gjysmën e dytë. Vinicius Junior e ngushtoi rezultatin pas asistimit nga Dani Ceballos (53’).

Ndërsa Eder Militao ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për t’i barazuar shifrat pas një topi të kthyer (69’).

Dhe për ta përmbysur rezultatin u kujdes Daniel Ceballos (86’) për ta realizuar golin e fitores dhe kualifikimin e Real Madridit në çerekfinale të Copa del Rey.

City fiton me rikthim spektakolar ndaj Tottenham, vazhdon luftën për titull

Juventusi fiton me vështirësi ndaj Monzas, kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë