Rikthim fantastik i Llapit, mposhtë Prishtinën pas vazhdimeve dhe fiton Superkupën e Kosovës

Llapi është fitues i Superkupës së Kosovës në futboll, pasi mposhtën Prishtinën 3-1 pas vazhdimeve.

Ka qenë një finale spektakolare ajo mes Prishtinës dhe Llapit, ku u desh të luhen 120 minuta për tu përcaktuar fituesi.

Pjesa e parë ishte e varfër sa i përket rasteve për gol, kur ajo çfarë vlen të veçohet është karton i kuq për Endrit Krasniqin.

Mesfushori i kryeqytetasve goditi në fytyrë mbrojtësin Prenci dhe gjyqtari Dardan Çaka e ndëshkoi me karton të kuq.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të pastër 0-0.

E 45 minutat e dytë ishin të zjarrtë me dy skuadrat që krijonin shumë.

Goli i parë erdhi në minutën e 66-të, kur sulmuesi nigerian Otto John realizoi brenda zonës për epërsinë e Prishtinës 1-0.

Megjithatë llapjanët arritën të barazonin gjithçka në fund të ndeshjes, kur Festim Alidema realizoi nga pika e bardhë për 1-1.

Koha e rregullt prej 90 minutave përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Në kohën shtesë Llapi ishte më i mirë duke realizuar dy gola.

Ishte sulmuesi Valmir Veliu që shënoi në minutën e 101 për 1-2.

Ndërkohë në minutën e 107-të, Betim Halimi shkaktoi penalltinë e dytë në këtë takim.

Festim Alidema përsëri e mori përgjegjësinë dhe shënoi për 1-3.

Kjo është hera e parë që Llapi fiton trofeun e Superkupës së Kosovës në futboll. /Gazeta Olle/

Një tjetër karton i kuq për Prishtinën, Llapi shënon edhe golin e tretë

Inaugurohet sistemi VAR, Ademi: Ky është projekti më i madh i FFK-së