Zhdrella që në edicionin e fundit ishte pjesë e Llapit por për shkak të lëndimeve mbeti jashtë fushave, tashmë gjithçka ka lënë prapa shpine dhe po punon shumë ta rikthej sa më shpejt formën fizike.
Zhdrella në një bisedë për Demokracia.com, ka thënë se shumë shpejt do të bëhet me skuadrën e re, por që nuk ka dhënë emirin derisa gjithçka të bëhet zyrtare.
“Lëndimin që e kam pasur e kam tejkaluar dhe tash jam duke u përgatitur maksimalisht që për pranverë të jem gati. Po ndihem mirë dhe besoj se do të jem gati. Shumë shpejt keni me mësuar edhe skuadrën e re që do ta kem”, ka thënë Zhdella.
33-vjeçari që mban rekordin duke u shpallu plot katër herë futbollisti më i mirë i Superligës në Kosovë ka fituar gjithçka që mund të fitohet, por ai nuk është ngopur dhe në pranverë po beson se do të jetë të një skuadër ku do të luftojë për trofe.