Rikthehet ‘tmerri vazhdon’

Futbollisti Samir Sahiti i është bashkuar skuadrës nga Mitrovica, Trepça ’89. Lojtari i cili njihet për thënien ‘tmerri vazhdon’, njofton për Gazetën ‘Olle’ se pse e mori një vendim të tillë. “Jam i regjistruar si lojtar i Trepçës ’89 dhe ishte mundësia e vetme. Kryesia e klubit është treguar shumë korrekte dhe nuk deshi që unë të pauzojë, duke e menduar të mirën time.

Unë kam punuar individualisht por nuk mjafton për ndeshje. Duhet të punojë tri herë më shumë se bashkëlojtarët e tjerë dhe besoj se brenda një jave ose 10-dite, do të jem gati 100 për qind”, ka thënë Samir Sahiti duke e premtuar titullin e kampionit.

“E premtoj maksimumin për titull. Ai do të vijë në Mitrovicë në emër të Allahut”, përfundoi Samir Sahiti, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Maqedoni e Shqipëri.

Ishte pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës.