Rikthehet Superliga e Kosovës me ndeshjen që zhvillohet në “Fadil Vokrri”

Sot (e premte) është në orar zhvillimi i vetëm një ndeshje në kuadër të javës së 14-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Pas një pauze thuajse dy javore shkaku i futbollit ndërkombëtar, tani është radha përsëri e futbollit vendor.

Edhe BKT Superliga e Kosovës rifillon sot, ndërsa në program ka vetëm një ndeshje për të zhvilluar.

Prishtina është nikoqire e Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, takim që pritet të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 13:00.

Kryeqytetasit vijnë në këtë ndeshje me një ndryshim të madh, pasi Abdulah Ibrakovic ka zëvendësuar Zekirija Ramadanit në stolin e ekipit.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Klinë, Prishtina kishte fituar me rezultat 2-1. /Gazeta Olle/

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mban mbledhjen e radhë: Përzgjedhësi i Kosovës dihet në janar

Liga e Parë: Sot zhvillohen katër ndeshje, vëmendja në Vushtrri!