Rikthehet spektakli në Premier League, katër gola u shënuan në sfidën Brentford – Tottenham Hotspur

Premier League është rikthyer në aksion me super ndeshjen ndërmjet Brentfordit dhe Tottenham Hotspur.

Dueli i zhvilluar në “Gtech Community Stadium” ka përfunduar me barazim 2-2, shkruan Gazeta Olle.

Vendasit krijuan epërsinë prej 2-0, megjithatë Spurs arritën që në fund të kthehen në shtëpi me një pikë.

Dy golat për Brentfordin i shënuan Vitaly Janelt (15′) dhe Ivan Toney (54′).

Ndërsa dy golat që e shpëtuan Tottenhamin nga humbja i shënuan Harry Kane (65′) dhe Pierre Hojbjerg (71′). /Gazeta Olle/ 

Depay afër largimit nga Barcelona, pritet të transferohet te skuadra ku luan ylli kosovar

Pas organizimit të Kampionatit Botëror, Katari synon një tjetër event madhështor