Nuk mund të kalojnë shumë javë pa na parë syri skena të dhunshme në futbollin shqiptar, teksa java e 30-të e Superiores ka treguar edhe njëherë tjetër gjaknxehtësinë e tifozëve shqiptarë.
Tirana u mposht ditën e djeshme nga Kastrioti me rezultatin 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”, me krutanët që morën tre pikë të artë për objektivin mbijetesë.
Kjo sfidë nuk ka përfunduar e qetë, ku në fundin e saj ka pasur dhunë.
Në minutën e 87-të ka ndodhur sherr mes tifozëve të Tiranës të pozicionuar në tribunën A dhe atyre të Kastriotit në krah.
Pas goditjeve me sende dhe përleshjes ndërhyn policia, madje ka pasur dhe shoqërime në komisariat.
Fenomeni i dhunës duket i zakonshëm thuajse në çdo ndeshje të kampionatit shqiptar dhe nuk po bëhet ende asgjë për ta larguar. /ps/