Rikthehet Man United, shënon fitore të thellë në derbin ndaj Tottenhamit

Ka përfunduar ndeshja e xhiros së 10-të të Ligës Premier, ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

Mysafitët kanë shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0, shkruan Gazeta Olle.

Pas katër ndeshjeve pa fitore, Djajtë e Kuq rikthehen me një super rezultat.

Goli i vetëm në pjesën e parë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Cristiano Ronaldo, i cili me një goditje të bukur pas asistimit të Bruno Fernandes shënoi për 0-1.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 64-të kur Edinson Cavani shënoi për 0-2 pas asistimit të Ronaldos, ndërsa Marcus Rashford (87’) shënoi dhe vulosi rezultatin përfundimtar 0-3.

Fitorja e Djajve si duket edhe edhe për faktin se trajneri Ole Gunnar Solskjaer kishte vendosur të luante me një rreshtim të ri, 3-5-2.

Pas kësaj fitore, Unitedi ngjitet në pozitën e pestë me 17 pikë, ndërsa Spurs renditen në vendin e tetë me 15 pikë.

/Gazeta Olle/

Teuta triumfon ndaj Rahovecit në javën e dytë të Ligës Unike

Goli i vitit shënohet në Ligue 1, Khazri shënon nga 60 metra (VIDEO)