Rikthehet hendbolli

Superliga e Kosovës në hendboll vazhdon me ndeshjet e radhës, të xhiros së 17-të, që do të zhvillohen në mesjavë.

Kampioni aktual, Besa Famiglia, do ta presë Samadrexhën të enjten, nga ora 18:30, në kërkim të konfirmimit të liderit dhe për ta vazhduar rrugëtimin drejt titullit të radhës në hendbollin kosovar.

Ndërkaq, Prishtina do të jetë mysafire e Vëllaznimit, gjithashtu të enjten, duke filluar nga ora 19:00. Bardhekaltrit duhet të fitojnë, për ta mbajtur hapin me liderin pejan. Në duelet tjera, Kosova e pret Drenicën në Vushtrri dhe shihet si favorite në shtëpi (19:00), ndërsa Kastrioti do ta vizitojë Zhegrën sonte, nga ora 18:30 (Zëri).