Rikthehet dhuna në sportin kosovar: Kështu u sulmuan në Rahovec futbollistët e Vëllaznimit

Vazhdon dhuna në futbollin e Kosovës. Në ndeshjen Rahoveci – Vëllaznimi (2:1),  nuk ka munguar dhuna ndaj futbollistëve gjakovar pas ndeshjes.

Raportohet se disa tifozë i kanë sulmuar futbollistët e Vëllaznimit pas ndeshjes, derisa ka pësuar edhe portieri Hikmet Bajrami, raporton ‘sovrani info’. Raportohet se është arrestuar edhe një person pas sulmit ndaj mjekut të klubit.