Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, kësaj radhe goditen dhe futbollistët

Pas tri fitoreve radhazi, Albpetroli mposhtet në Memaliaj 1-0, në një ndeshje që ka prodhuar tension në fundin e saj.

Sulmuesi “veteran” nga Delvina, Dritan Mehmeti, i cili këtë sezon luan për memaliotët, ka vendosur sfidën e djeshme pas një goditjeje me të majtën në minutën e 76-të.

Albpetroli ka insistuar në pjesën e parë për të kaluar në avantazh, por nuk ia ka dalë. Në minutën e 13-të kemi një përplasje të rrezikshme të Kumanakut me Lalajn, teksa ky i fundit bie pa ndjenja në fushë. Loja ndërpritet për disa minuta, derisa i dëmtuari merr veten. Por, tensioni vazhdoi në minutën e 62-të, kur portieri Spahiu dhe sulmuesi Aliaj ndëshkohen me të kuq pas një konflikti dhe sharje mes tyre.

Loja ndërpritet për 30 minuta, pasi autoambulanca ishte nisur për t’i ardhur në ndihmë dy të plagosurve nga një aksident rrugor dhe nuk ndodhej në stadium. Pas ardhjes së saj, gjithçka rifillon normalisht. Memaliaj reziston dhe merr tri pikët e para, ndërsa në fund kemi përplasje të lojtarëve miq me tifozërinë vendëse.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërsa memaliotët akuzojnë miqtë se kanë dëmtuar stolat e pankinës. Nga ana tjetër, patosarakët kanë dënuar sjelljen e drejtuesve memaliotë./PS/

Newcastle jep detaje për tifozin që dyshohet se pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes

Reagon Ferizaj pas lëndimit të dy futbollistëve të Kikës