Rikthehet Barcelona, shënon fitore komode ndaj Valencias

Ka përfunduar ndeshja në mes të Barcelonës dhe Valencias në “Camp Nou”.

Katalunasit kanë shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 3-1, shkruan Gazeta Olle.

Kjo fitore e Barcelonës erdhi pas dy humbjeve rresht.

Ishte fillimisht Valencia e cila kaloi në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë.

Jose Gaya arriti të shënojë një gol fantastik nga distanca (5′).

Ndërsa, pas tetë minutave Ansu Fati me një gol të bukur nga distanca barazoi rezultatin (13′).

Spanjolli pastaj fitoi penallti të cilën në mënyrë fenomenale e konkretizoi Memphis Depay (41′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Nga një aksioni i shpejtë, Sergino Dest asistoi për Philippe Coutinho që ishte ‘harruar’ nga mbrojtja e Valencias dhe realizoi lehtësisht nga afërsia për të vulosur fitoren.

Me këtë fitore, Barcelona ngritet në pozitën e shtatë me 15 pikë, derisa Valencia bie në të nëntën me 12 sosh.

/Gazeta Olle/

Juventusi fiton në derbin e madh ndaj Romës

Reagon Edon Zhegrova pasi ia siguroi tre pikë Baselit