Rikthehet Bajram Jashanica, skuadra e njohur e do në afatin kalimtar të janarit

Nuk është hapur zyrtarisht afati kalimtar, por Kukësi ka filluar të lëvizë. Fitorja e fundit ndaj Tiranës ka shtuar ndjeshëm ambiciet e verilindoreve.

Gazeta “Panorama Sport” mëson  se verilindoret janë hedhur në sulm për Bajram Jashanicën.

Dhe nuk bëhet fjalë për një dëshirë, pasi kanë nisur edhe bisedimet konkrete me shtatlartin.

Mes një morie alternativash, drejtuesit kanë përzgjedhur pikërisht kosovarin si të duhurin për mbrojtjen.

Duhet thënë se nuk është e para herë që emri i tij del në skenë, e kanë dashur që në verën e 2017-ës, por edhe para se të niste ky sezon.

Nëse në rastin e parë lojtari zgjodhi që të rrinte te kampionët e Skënderbeut, në të dytin ndoshta pengesë u bë dënimi që mori për doping nga UEFA.

Tashmë që lojtari përfundon pezullimin dhe rifiton të drejtën për të luajtur futboll, te Kukësi e kanë në plane. Mbetet për t’u parë se si do avancojnë gjërat, por gjasat që ky operacion të mbyllet me sukses janë reale.

Ndonëse ka që prej shkurtit të 2018-ës që nuk luan, verilindorët besojnë te cilësitë e këtij lojtari. Përvoja që ai ka dhe mbi të gjitha fakti që po stërvitet intensivisht, u jep shpresë drejtuesve që një afrim i tij do ta “blindonte” prapavijën.