Falë paraqitjes fantastike të Stephen Curry, Golden State Warriors e kanë barazuar rezultatin e serive gjysmëfinale të Përendimit kundër Memphisit.
Warriors fituan ndeshjen e katërt me rezultat 191:84, për ta barazuar rezultatin e gjysmëfinaleve në 2:2.
Ndeshja nuk kishte shumë histori, pasi që Warriors e dominuan ndeshjen që nga fillimi deri në fund. Pjesa e parë u mbyll 61:44 për Golden State, derisa rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 101:84.
Më meritori për këtë sukses të skuadrës së Steve Kerr ishte padyshim Stepehn Curry, i cili shënoi 33 pikë, duke e zhvleftësuar kështu paraqitjen pozitive të Marc Gasol, që realizoi 19 sosh.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të Lindjes, Atlanta Hakws fitoi kundër Washington Wizards duke e barazuar serinë e gjysmëfinales në 2:2.
Hakws fituan me shifrat 106:101, në ndeshjen ku shkëlqyen Jeff Teague me 26 pikë dhe Bredley Beal me 34 sosh. /Gazeta Olle