Rikthehen episodet e dhunës në futbollin shqiptar, sherr masiv në tribuna (VIDEO)

Ndeshja e Kategorisë së Parë mes Lushnjes dhe Luzit u mbyll në rezultatin 2-2, me miqtë që realizuan dy golat e parë e më pas ishin vendasit që reaguan në fraksionin e dytë.

Ndërkohë, sfidës, nuk i mungoi edhe tensioni i shkaktuar nga tribunat e stadiumit Roza Haxhiu.

Teksa regjistroheshin minutat e fundit të pjesës së parë, dy tifozeritë nisën përplasjet me situatën që ashtu siç e tregon edhe video e mëposhtme, u agravua shumë.

Kjo solli për disa çaste edhe ndërprerjen e ndeshjes, derisa në tribuna u rivendos rendi.

Prishtina – Gjilani, publikohen formacionet zyrtare

Man City fiton në frymën e fundit ndaj Fulhamit