Rifati: Ecuria e vitit 2022 na gëzon, por nuk jemi favorit për të fituar Kupën e Kosovës

Prizreni e ka filluar shumë mirë vitin 2022 ku në pesë takime ka shënuar katër fitore dhe një humbje.

Humbjen e fundit prizrenasit e kanë pësuar nga Rahoveci në Ligën Unike.

Trajneri i Prizrenit 16, Arbnor Rifati ka folur ekskluzivisht për Gazetën OLLE kur jemi vetëm disa ditë larg nga fillimi Kupës së Kosovës.

Në lidhje me ecurinë, e skuadrës, derbin e qytetit për Gazetën Olle ka folur kryetrajneri i Prizrenit, Arbnor Rifati.

Gjërat janë mirë, kemi pasur një ecuri të mirë në vitin 2022 falë angazhimit të gjithë skuadrës, ku kemi arritur të fitojmë katër ndeshje dhe të humbasim një tjetër”.

“Në skuadrën që e drejtoj unë gjithmonë janë gjërat si është më së miri, motivimi nuk mungon aspak por realisht nuk e shohim këtë vit skuadrën tonë favorite për të fituar Kupën e Kosovës”, deklaroi Arbnor Rifati.

KB Prizreni 16 do të ballafaqohet me skuadrën rivale të qytetit KB Bashkimi në palestrën Karagaçi (Pejë), palestër e cila do të jetë nikoqire e ‘Final Eight’ për vitin 2022.

/Gazeta OLLE/

 

Lajmet e fundit nga Anglia: Brojën tani e kërkon edhe ish-trajneri i tij që i bëri ëndrrën realitet

Sot mbahet ceremonia hapëse e “Pekini 2022”, Albin Tahiri do ta bartë i vetëm flamurin e Kosovës