Ricky Alvarez rikthehet në Serie A

Ricky Alvarez rikthehet në Serie A. Sipas “Sky Sports”, ish-futbollisti i Interit tashmë ka kryer testet mjekësore në qytetin e Romës dhe së shpejti pritet të nënshkruajë me Sampdorian.

Detajet tjera nuk janë zbuluar ende, mirëpo thuhet që Sampdoria tashmë ka arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit.

Ai momentalisht është nën kontratë me Sunderlandin, por aventura jo e suksesshme në Premierligë ka bërë që ai të vendos për kthimin në Serie A. /Olle