Rezultoi pozitiv me coronavirus, Gjasula dërgon mesazh mbështetës për Kombëtaren

Një tjetër futbollist do t’i mungojë Kombëtares shqiptare në sfidën vendimtare ndaj Polonisë, që luhet këtë të martë (sot) në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF ka bërë me dije se mesfushori Klaus Gjasula nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, shkruan Gazeta Olle.

Përveç mesfushorit, trajnerit Reja do t’i mungojnë edhe Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endi Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e një dite më parë.

Por 31-vjeçari ka reaguar duke postuar një foto të tijën në rrjetet sociale. Gjasula e ka shoqëruar me një frazë foton duke shkruar: ‘’Jemi të gjithë me ju. Nuk e besoj akoma që sot nuk jam prej Covid-it me çunat në fushë’’.

Një mesazh mbështetës ky për Kombëtaren nga ana e mesfushorit i cili si duket e ka përjetuar keq lajmin e paradites duke humbur sfidën më të rëndësishme të karrierës.

/Gazeta Olle/

Kosova U19 mbyll kualifikimet për Evropianin 2022 me humbje bindëse nga Uellsi

Incidente para ndeshjes, tifozët e Kombëtares përplasen me tifozët e Polonisë (VIDEO)